20.000 euro gjobë personit që dëmtoi argjinaturën e lumit Silnica në Vushtrri

Inspektoret komunalë në Vushtrri kanë i kanë shqiptuar gjobë prej 20,000 euro një qytetari për dëmtim të argjinaturës/bankinës së lumit Silnica.

Siç njoftohet nga komuna e Vushtrrisë, ky dëmtim i argjinaturës rrezikon vërshime masive dhe shkakton rrezik të përgjithshëm për pronat dhe jetën e qytetarëve.

“Inspektoret e Komunës së Vushtrrisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar dëmin, kanë rrethuar me shirit vendin e ngjarjes dhe po ashtu kanë njoftuar policinë e Kosovës. Krimet e rënda kanë dalë në vend ngjarje dhe ndaj personit është inicuar procedurë penale dhe procedurë disciplinore edhe në Inspektoratin Policor”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Përveç gjobës, njoftohet se i njëjti është urdhëruar ta kthejë vendin në si në gjendjen e mëparshme.

“Ndaj këtij qytetari të pandërgjegjshëm që fatkeqësisht është zyrtar policor, Inspektori Komunal ka shqiptuar gjobë 20,000€, e ka urdhëruar kthimin në gjendjen e mëparshme dhe ka inicuar procedurë penale pranë organeve kompetente. Po ashtu është njoftuar Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit që ka dalë në vend ngjarje dhe ka shqiptuar gjobë në bazë të ligjit”, thuhet në njoftim.