4 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë një 68-vjeçar nga Durrësi, një 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani e një 71-vjeçare nga Shkodra.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 4 viktimat e fundit kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkohë 93 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit pas testimit të 420 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 72 pacientë, prej tyre 8 në terapi intensive e 4 të intubuar.
Në Shqipëri aktualisht janë 1,401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.