Pesëdhjetë mjekë e 62 infermierë, sot i janë bashkuar “armatës” së mantelbardhëve në luftën me pandeminë.
Këta profesioniostë shëndetësorë janë angazhuar për kohë të shkurtër, vetëm për tejkalimin e situatës me pandeminë.
“Në proces e sipër është edhe angazhimi i 100 infermierëve për QKUK-në, ka thënë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në një konferencë të mbajtur të martën në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.
Ndërkohë, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha, ka thënë se në këtë klinikë po marrin trajtim 96 pacientë me COVID-19.
“60 për qind prej tyre janë me oksigjenoterapi, kurse pesë pacientë janë në gjendje kritike”, ka thënë ajo.
Po ashtu është bërë e ditur se edhe Klinika e Neurologjisë të jetë në dispozicion për pacientët e prekur me koronavirus. Së fundi, pacientët me COVID-19 po trajtohen edhe në Pulmologji e Mjekësi Sportive.
“Ne dje kemi marrë vendim që Klinika e Neurologjisë të destinohet për trajtim të pacientëve me COVID-19 me një kapacitet prej 60 shtretërve”, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.