Sot nuk është e vështirë të lini një përshtypje të mirë dhe të spikasni në mjedisin e punës. Korrektesa në orar dhe kryerja e punës siç duhet janë shpesh të mjaftueshme për të spikatur në mesin e kolegëve.
Nëse doni të bëni hapa para në jetën tuaj profesionale, ju duhet të shmangni këto 7mënyra që shkatërrojnë përparimin tuaj në karrierë.
1. Ju bëni minimumin e mundshëm
Kur vjen momenti i promovimit, drejtuesit kërkojnë të promovojnë njerëzit që bëjnë përtej asaj që u kërkohet. Nëse jeni nga ata njerëz që bëjnë aq sa mjafton për të përfunduar punën, me shumë gjasa ju nuk do të promovoheni në punën tuaj.
2. Ju nuk jeni korrekt
Babai më thoshte gjithnjë se “korrektesa është shumë e rëndësishme” dhe në rrugëtimin e karrierës e kam kuptuar se sa e vërtetë është kjo gjë. Jini të përpiktë çdo ditë dhe do të tregoni menjëherë besueshmërinë tuaj.
3. Ju pëlqejnë konfliktet
Askush nuk i pëlqen konfliktet dhe kjo është veccanërisht e vërtetë në punë. Nëse ju pëlqejnë konfliktet me kolegët, ju po i digjni vetes mundësitë për rritje profesionale. Njerëzit nuk do të duan të punojnë me ju dhe do të humbni shumë mundësi për avancim në karrierë.
4. Ju ankoheni vazhdimisht
Njerëzit që ankohen nuk i pëlqen askush. Ju do të spikasni nëse nuk e bëni këtë gjë. Me siguri nuk do t’ju pëlqejë çdo gjë rreth punës, por ngritja e shqetësimeve në zyrë mund të bezdisë kolegët dhe të bindë drejtuesin se nuk keni arsye të merrni përgjegjësi të tjera, pasi mund të largoheni nga zyra, ose se jepni dorëheqjen menjëherë.
5. Ju u thoni “jo” mundësive
Thuajse gjithë promovimet e mia kanë ardhur si rezultat i përqafimit të mundësive të reja. Mbi të gjitha ato që të frikësojnë. Psikologjikisht është e thjeshtë të supozojmë se “nuk jemi gati” për t’u promovuar apo se nuk dimë mjaftueshëm për të bërë punën. Bëjini ballë këtij negativiteti të vazhdueshëm. Ne rritemi në karrierë duke përfituar nga mundësitë e reja. Ju do të ecni përpara duke mësuar dalëngadalë.
6. Ju nuk kërkoni asnjëherë rritje page ose të promovoheni
Ndonjëherë ne thjesht duhet të kërkojmë rritje page ose që të promovohemi. Edhe nëse përgjigjja që do të merrni është “jo”, ju gjithsesi po i tregoni drejtuesit se jeni pjesë e ekipit dhe i interesuar të hidhni hapin e radhës. Të kërkosh për rritje page, promovim dhe mundësi u hap rrugën bisedave të shëndetshme dhe mund të shërbejë si një trampolinë për rritje në karrierë.
7. Ju thoni “nuk është puna ime”
Pjesëtarët e ekipit promovohen. Nëse ju jeni i ngurtë në punë, po shkatërroni mundësitë për rritje në karrierë, pasi kompania juaj mund të mos jetë në gjendje të mbështetet te ju për t’i çuar gjërat në fund. Të thuash “kjo nuk është puna ime” mund të jetë një rrugë me një drejtim për qëndrimin në vendnumëro në karrierën tuaj. Ose edhe një hap pas, apo pushim nga puna.
*Steve Adcock
Burimi: The Ladders