90 raste të reja, 2 humbin betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Vijon të rritet frikshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 90 raste të reja me COVID-19 (36 në Tirane, 15 në Durrës, 11 në Vlore, 8 në Kukes, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, 1 në Lezhë, Kamëz, Dibër).

Situata paraqitet serioze me paciente ne terapi intensive, 81 të shtruar, 11 në terapi intensive, 5 të intubuar

Reklama e sponzorizuar

Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë pas testimeve të bëra pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve të dyshuara.

Gjithashtu, në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton për 90 raste të reja me koronavirus, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Kanë humbur jetën nga koronavirusi 85 persona (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)