A do të vijnë mërgimtarët në Kosovë pas këtij vendimi të Zvicrës?

Qeveria zvicerane ka njoftuar të mërkurën se ka marrë vendim që personat të cilët rikthehet në Zvicër, nga vendet me rrezik të lartë për koronavirus, duhet të karantinohen për 10 ditë.

Ky vendim është marrë për disa vende që kanë rritje të rasteve me koronavirus, duke i përfshirë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Siç raportojnë mediat zvicerane, vendimi i marrë nga shteti i Zvicrës, parasheh se që nga 6 korriku, kushdo që kthehet në Zvicër e që ka qëndruar jashtë zonës shengen, do të futet në karantinë për dhjetë ditë.

Reklama e sponzorizuar

Ky vendim mund ta pamundësojë ardhjen e mërgatës në Kosovë, pasi që Kosova është jashtë zonës së shengenit dhe se kushdo që nga Kosova hyn në Zvicër e ka të obliguar të hyjë në karantinë.

Rastet e reja me koronavirus në Zvicër janë shtuar shpejt që nga mesi i muajit qershor. Vetëm të mërkurën Zvicra regjistroi 137 raste të reja, rritje enorme nga 10-20 sa ishin çdo ditë deri në fund të majit.