Afër shatë milionë euro janë borxhet e Telekomit të Kosovës ndaj Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Kështu ka thënë anëtari i Bordit të ARKEP, Shqipërim Pula gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi lidhur me gjendjen financiare në Telekom.
“Për borxhin mbi 6 milionë e 800 mijë euro mund të nis një proces përmbarimi ndaj Telekomit, edhe pse e kuptojmë gjendjen e vështirë të Telekomit”, tha Pula.
U.d kryeshefja ekzekutive në Telekom, Burbuqe Hana ka thënë se duhet të gjendet një mundësi për ndalimin e përmbarimit të kësaj shume, ndryshe gjendja në Telekom e pamundëson pagesën e kësaj shume pa ndihmën e aksionarit, ose Qeverisë së Kosovës në këtë rast.
Pula ka thënë se ARKEP, nuk mund të nxjerrë vendime për uljen e tarifave për shërbime telefonike në kohë pandemie për operatorët mobilë në këtë rast për Vala dhe IPKO.
Ai i është përgjigjur pas pyetjes që i bëri deputetja Mimoza Kusari-Lila.
“Ne nuk mund të marrim vendime ad-hoc për uljen e tarifave dhe lehtësimit të punës së Telekomit rreth borxheve”, tha Pula.
Kusari-Lila ka kërkuar që në kohë të pandemisë të ulën tarifat për brezin frekuence dhe të ndikojë edhe uljen e çmimeve për qytetarët, të paktën sipas saj për këtë kohë të krizës të shkaktuar nga Covid-19.