Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar për propozimin e masave të reja gjatë pandemisë me COVID-19, të cilat edhe u miratuan nga kabineti qeveritar.
Zemaj ka thënë se do të bëhet mbyllja e zyrave ku ka raste pozitive, dhe personat e kontaktit do të vetizolohen për 14 ditë.
“Kontaktet e personave të infektuar të vetizolohen për 14 ditë dhe në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të IKSHPK-së”, tha Zemaj, raporton KOHA.
Ai tha se me qëllim të parandalimit të koronavirusit, është bërë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial.
Rekomandimet tjera:
Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së
Bartja e maskave të jetë obligative
Punëonjësit dhe palët të mbajnë maska
Kontroll rigoroz të bartjes së maskave në hyrje të secilit institucion
Ndalim i vizitave të familjarëve te personat me COVID-19
Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska
Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjarë
Komunat të aktivizojne shtabet lokale
Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e pleqve