Austri, izolim 14-ditësh për ata që kthehen nga Ballkani, përfshirë Kosovën

Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për shtetet e Ballkanit që nuk janë anëtare të bllokut, përfshirë Kosovën, shkaku i përhapjes së koronavirusit, ka deklaruar të mërkuren ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Ministria e Jashtme austriake ka thënë se paralajmërimet për udhëtim, që nënkuptojnë se ata që vijnë nga shtetet e Ballkanit duhet të hyjnë në izolim 14-ditësh apo ta kenë testin për COVID-19 – vlejnë për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.

Reklama e sponzorizuar

“Kësisoji jemi duke reaguar… karshi rrethanave, jo vetëm lidhur me gjendjen në këto shtete, por edhe me faktin se jemi duke parë në shtetet tona fqinje (anëtare të BE-së), Kroaci dhe Slloveni, shfaqje të rasteve me koronavirus prej njerëzve që kthehen prej udhëtimit në Ballkan”, ka thënë Schallenbergu gjatë një konference shtypi.