BE parashikon recesion më të thellë nga sa pritej më pare

Ekonomia e Bashkimit Europian do të përjetojë një recesion edhe më të thellë nga sa ishte parashikuar më parë në vitin 2020 për shkak të pandemisë, sipas parashikimit të fundit ekonomik të Komisionit Europian.

Tani ekonomia pritet të tkurret me 8.3 për qind këtë vit, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej një tkurrje me 7.4 për qind.

Komisioni parashikon që ekonomia të rritet 5.8 për qind në vitin e ardhshëm, një normë më e dobët se parashikimi i mëparshëm.

Reklama e sponzorizuar

“Ndikimi në ekonomi për shkak të masave kufizuese është më i rëndë sesa që prisnim fillimisht. Ne vazhdojmë të lundrojmë në ujëra të stuhishme dhe të përballemi me shumë rreziqe, duke përfshirë një valë tjetër të madhe të infeksioneve”, tha Valdis Dombrovskis, Zv/President i KE-së./CNN