Njoftim lidhur me kushtet që duhet plotësuar personat që jetojnë në vendet jashtë BE-së për hyrje në Gjermani.
Së fundmi, është publikuar një udhëzimi i Ministrisë së Brendshme gjermane lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë personat nga vendet jashtë BE-së për të mundësuar hyrjen e tyre në Gjermani.
Udhëtimi i të gjithë personave nga vendet e treta (jashtë BE-së), të cilët nuk përfshihen në listën e vendeve të cilësuara “pozitive”, duhet të plotësojnë sa më poshtë vijon:
Udhëtimi i personave nga vendet jashtë BE-së drejt Gjermanisë është i mundur nëse ata kanë familjarë të afërt në Gjermani (bëhet fjalë për familjarë të linjës së parë, prindër, bashkëshort/e, fëmijë).
Së pari duhet të plotësohen kushtet bazë të udhëtimit (pasaporata e vlefshme biomterike ose viza afatgjatë) dhe një “arsye e ngushtshme” familjare). Në këtë kategori nuk përfshihen udhëtimet thjesht për vizita pranë familjes, por udhëtimi për t’u takuar me fëmijët (nën 18 vjeç) apo bashkëshortin/bashkëshorten. Lista e mëposhtme sqaron disa nga “arsyet e ngushtme” familjare, që mund të jenë:
-Vizita e një fëmije (nën 18 vjeç) te prindërit;
-Udhëtimi me qëllim lidhje martese;
-Vizita për të marrë pjesë në dasma ose varrime;
-Shoqërimi i bashkëshortes/bashkëshortit me shtetësi gjermane për në vendbanimin në Gjermani/ apo për t´u shpërngulur në Gjermani nga një vend tjetër;
-Shoqërimi i fëmijëve me shtetësi gjermane nga njëri prej prindërve, edhe në rastin kur prindi tjetër qëndron jashtë Gjermanisë;
Nga ana tjetër, nga të gjithë udhëtarët kërkohet që të kenë me vete dhe të mund të paraqesin tek autoritetet kufitare gjermane dokumentacionin e nevojshëm, i cili dëshmon/përligj domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre drejt Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Gjithsesi, edhe në rastin e paraqitjes sa më sipër, vendimi përfundimtar mbi lejimin për hyrjen ose jo në Gjermani do të merret nga autoritetet kufitare në pikën hyrëse.