Deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar të mërkurën se ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë. Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv. Ju njoftoj se do të jem në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetësore e kam stabile. Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat”, ka shkruar ai.
Bulliqi është deputeti i dytë nga radhët e VV-së që rezulton pozitiv me koronavirus. Më herët, është bërë e ditur se edhe Fitim Uka ka dalë pozitivë në testin e COVID-19.