Kryeministri i Francës, Edouard Philippe e ka paraqitur dorëheqjen e tij të premten, pas gati tre vjetësh.
Ndonëse Philippe konsiderohet më i popullarizuar sesa presidenti Emmanuel Macron, partia në pushtet “La République En Marche” pati rezultate të dobëta në zgjedhjet e fundjavës.
Philippe e takoi presidentin dhe ata u pajtuan se qeveria do të japë dorëheqje, raporton BBC.
Presidenti Macron ka premtuar “shteg të ri”, në një intervistë të publikuar të premten, transmeton KOHA.
Ai e kishte marrë pushtetin para tre vjetësh, por tani përballet me krizë ekonomike, pas pandemisë së koronavirusit. Është praktikë e zakonshme që një president në Francë ta zëvendësojë kryeministrin pas një mandate pesëvjeçar, në atë që njihet si “quinquennat”.