Dy të vdekur nga COVID-19 në Gjakovë

Dy pacientë me COVID-19 kanë vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, është bërë e ditur të dielën në raportin 24-orësh të tij.

Sipas këtij raporti, 47 pacientë të shtrirë janë duke u trajtuar për COVID-19, prej të cilëve 16 të konfirmuar me koronavirus e 31 të pakonfirmuar, transmeton KOHA.

Në të njëjtën kohë, 24 pacientë në këtë spital janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rëndë.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu shtatë persona janë liruar për në shtëpi.