Ekonomia kineze rritet më shpejt se në të gjithë pjesën tjetër të botës

Kina duket se po i drejtohet një rritjeje të shpejtë ekonomike pas krizës botërore të shëndetit, që nisi pikërisht prej saj. Në të njëjtën kohë sakaq, ekonomitë e Shteteve të Bashkuara dhe Europës duket se kanë mbetur pas, sipas ekspertëve të Business Insider.

Christophe Barraud, kryekonomist dhe strateg i Market Securities shpjegoi arsyet e këtij fenomeni. “ Rritja potenciale reale e PBB-së është shumë më e lartë në Kinë sesa në ekonomitë e avansuara. Potenciali kinez është afro 6% krahasuar me potencialin e këtyre ekonomive që shkon tek 1.5%”, thotë ai.

Barraud beson se për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë e pamundur të arrijnë nivelin e tremujorit të katërt të 2019-tës përpara vitit 2022, transmeton Shqip raportimet. Ekonomia e Kinës avansoi me 3,2% në tremujorin e dytë në terma vjetore, dhe me 11% krahasuar me tremujorin e parë, duke kapërcyer dhe parashikimet e ekspertëve.

Reklama e sponzorizuar

Barraud mendon se kjo i detyrohet në një farë mase edhe masave të rrepta që Kina mori në fillimin e shpërthimit epidemik. “ Në Europë zgjati shumë që virusi të vihej nën kontroll, prandaj dhe ekonomive europiane do t`i duhet më shumë kohë që të arrijnë nivelin e rritjes përpara Covid 19-tës”, shprehet ai.