Qeveria e Kosovës ka formuar komisioni ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin Adem Jashari.
Formimi i këtij këshilli është shtyrë në disa mbledhje të kabinetit.
Fillimisht për kryesuese të këtij komisioni është propozuar zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimi por që e njëjta disa herë ka shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me anëtarët e këtij komision.
Ky komsion do të kryesohet nga zv.kryeministri Besnik Tahiri. Ai kërkoi që në këtë komision të gjitha institucionet përkatëse të përfaqësohen nga ministrat e jo nga zyrtarë të tjerë.