Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vizitoi Spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes, nga ku foli për menaxhimin e pandemisë dhe dialogun.
Sa i përket dialogut, Hoti tha se dialogu që ndërmjetësohet nga BE-ja është plotësisht i koordinuar me SHBA-në.
“Procesi i dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja në Bruksel është plotësisht i koordinuar me SHBA-në”, u shpreh Hoti, raporton KOHA.
Hoti ka folur edhe për kritikat e fundit të partnerit në koalicion, Ramush Haradinajt. Haradinaj ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe marrjen e disa masave.
“Ne si Qeveri jemi duke e shqyrtuar një listë të re masash. Ne po i respektojmë rekomandimet që na vijnë në përputhje me situatën, edhe me partnerët e koalicionit edhe me shoqatën e gastronomëve, të cilët i kam takuar pas protestës”, tha Hoti.