Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbledh kabinetin qeveritar
Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës do të nisë në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Në njoftim e Zyrës së Kryeministrit nuk janë dhënë detaje lidhur me diskutimet në këtë mbledhje.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës të hënën mbajti mbledhjen elektronike, në të cilën u vendosën masa shtesë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri Hoti të hënën pas miratimit të masave të reja, ka raportuar në Kuvendin e Kosovës për situatën me COVID-19 në vend.