Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga kabineti qeveritarë, paraditën e së shtunës ka vizituar kompaninë “Eurometal” në Ferizaj, nga ku u zotua se do të ofrojë mbështetje për sektorin privatë.
I pari i ekzekutivit ka theksuar se pas miratimit të buxhetit në mënyrë intensivë do fillojë të mbështetët ky sektorë.
“Sot jemi këtu për të treguar mbështetjen që kemi ndaj sektorit privat, përmes politikave tona Qeveritare dhe përmes pakos për rimëkëmbje ekonomike e cila besoj dhe presim që shpejtë të kthehet në praktikë, pra të kalojmë nga ajo pjesa e ndihmës emergjente për bizneset ka rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik. Po presim që sa po të miratohet buxheti të fillojmë në mënyrë intensive të mbështesim sektorin privat”, ka thënë Hoti
Ndërsa, pronari i kompanisë Eurometal, Njazi Musliu kërkoi nga kryeministri Hoti, që të aprovohet sa më shpejtë buxheti dhe të shpërndahet te bizneset.
“Kuptohet që pandemia ne na ka gjunjëzuar të gjitha kompanitë private, të gjithë sektorët jo vetëm sektorin e industrisë metalike por të gjithë, kështu që kërkesa jonë është që sa më shpejtë të aprovohet buxheti dhe ky buxhet të shpërndahet sa më shpejtë aty ky është i nevojshëm dhe në mënyrë të mirëfilltë. Besoj që kryeministri do ta ketë parasyshë këtë kërkesë e cila është kërkesë e të gjithë bizneseve Kosovare”, ka thënë ai.
Hoti po vazhdon vizitën në ndërmarrjen “Ferronikeli”.