Hoti u kërkon deputetëve ta miratojnë buxhetin e rishikuar që të paguhen të papunët dhe bizneset

Kuvendi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pak orë para seancës ka kërkuar nga deputetët që të miratojnë buxhetin e rishikuar për vitin 2020.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka kërkuar që deputetët t’i miratojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai ka shkruar se kjo i hap rrugë Kosovës që të vazhdohet me pagesën për të papunët dhe bizneset.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti”, ka shkruar kryeministri.