Inspektorët e ministrisë, komunave dhe AVUK-ut do të inspektojnë bashkërisht masat Anti-Covid

Asociacioni i Komunave të Kosovës së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Drejtorin e IKSHPK’së, Naser Ramadani kanë mbajtur një takim me drejtorët e inspektorateve komunale.

Në këtë takim është rekomanduar që të krijohen ekipe të përbashkëta të inspektorëve për të inspektuar masat Anti-Covid, raporton Gazeta Express.

“Takimi nxori si konkludim se duhet të krijohen ekipe të përbashkëta nga Inspektorët e AVUK-ut, Inspektorët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Inspektorët Komunalë dhe të të bëhen inspektime të përbashkëta në respektim të masave Anti-Covid19”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave.

Reklama e sponzorizuar