Italia shqyrton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas 31 korrikut

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka paralajmëruar të premten se gjendja e jashtëzakonshme e zbatuar në vend për parandalimin e përhapjes së koronavirusit do të zgjatet edhe përtej 31 korrikut.

Conte e kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 31 janar, pas dy rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Romë, por para vdekjes së parë të shkaktuar nga sëmundja.

Më pas, Italia u bë një prej vendeve më të goditura të Evropës nga virusi pandemik, duke regjistruar 35 mijë të vdekur dhe më se 242 mijë të infektuar.

Reklama e sponzorizuar

Pas vlerësimit të gjendjes aktuale, Conte ka thënë se është e arsyeshme që gjendja e jashtëzakonshme të vazhdojë.

Kjo masë ua mundëson autoriteteve që t’i mbajnë në fuqi masat e kufizimit të udhëtimeve, mbylljes së hapësirave publike dhe ndalimit të tubimeve.