Serbia dhe Mali i Zi u përfshinë në listën e vendeve të cilëve Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” për të udhëtuar lirshëm brenda hapësirës Shengen. Por bilanci i orëve të fundit nuk duket se përfytyron një trend pozitiv për dy vendet ballkanikë.
Mali i zi kishte shpallur vendin si i shëruar totalisht nga COVID-19, por rastet janë shtuar tej mase në 24 orët e fundit. Autoritetet e Podgoricës kanë zyrtarizuar 40 raste të reja, në 616 total, dhe trendi mund të godasë seriozisht sezonin veror të vendit që mbahet më së shumti nga turizmi, ku sipas të dhënave paraprake rreth 70% të prenotimeve rrezikojnë të anulohen.
Situata nuk duket më e mirë në Beograd. Autoritetet serbe kanë njoftuar 259 raste të reja, që në 80% të rasteve janë evidentuar në kryeqytet. Janë rritur edhe pacientët në terapi intensive, që sot janë 81.