Jep dorëheqje u.d. së kryeshefit ekzekutiv të Postës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Postës, Salih Morina, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Të njëjtën e ka bërë edhe Enver Govori i cili ishte ushtrues i detyrës së zyrtarit kryesor financiar të thesarit.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Postës.

Në vendin e Morinës, është emëruar Fakete Kadiu, ndërkaq është shkarkuar nga detyra Këshilltari i Përgjithshëm/Sekretari i Postës së Kosovës, Argjent Sefaj.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë pozitë si ushtrues detyre, u emërua Faton Ejupi.