Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri i të vdekurve ka shkuar në 86, ndërkaq vetëm sot kanë vdekur 4 persona.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.