Këta janë emrat e Bordit të ri të Telekomit të Kosovës

Mehmet Berisha si kryesues, Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu si anëtar, janë emëruar në Bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës, nga Qeveria e Kosovës.

Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 16’të, e cila u zhvillua në mënyrë elektronike.

Aty është miratuar vendimi për emërimin e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, i cili do të përbëhet nga: Mehmet Berisha,kryesues; Kushtrim Krasniqi, anëtar; Teki Shala, anëtar; Blerim Shehu, anëtar.

Reklama e sponzorizuar

”Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim.