Kompania prestigjioze europiane “Paysera”, e cila ofron modelin e pagesave digjitale, tashmë ka ardhur edhe në Kosovë.
Kompania është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për të ofruar shërbime të pagesave lokale dhe ndërkombëtare për klientët kosovarë.
Gjatë prezantimit zyrtar me 21 korrik, Paysera do të shpalosë modelin për ndërtimin e rrjetit të pagesave digjitale në Kosovë, lehtësimet, kostot si dhe infrastrukturën teknologjike. /Buletini Ekonomik/