Emergjenca e koronavirusit dhe izolimi më pas na treguan dy gjëra: së pari, kompanitë teknologjike përfaqësojnë të ardhmen tonë (dhe, si të tilla, duhet të garantojnë një mundësi pune më të mirë se në shumë sektorë të tjerë) dhe, së dyti, puna në distancë u pëlqen shumë njerëzve dhe kjo gjë funksionon.
Për ata që tashmë janë në një punë apo ata të cilët po përpiqen të hyjnë në tregun e punës dhe dëshirojnë të gjejnë një ekuilibër të ri midis jetës profesionale dhe asaj personale, Glassdoor, një ndër faqet më të mëdha të rekrutimit të talenteve, ju vjen në ndihmë me klasifikimin e kompanive më të mira për të punuar në distancë. Bëhet fjalë për kompani që nuk kanë as një seli fikse.
Më poshtë janë kompanitë virtuale të përzgjedhura nga Glassdoor, mbështetur edhe në vlerësimet e atyre që punojnë sot…
Collage.com
Vlerësimi i Glassdoor: 4.7
Çfarë bëjnë: Collage.com u jep mundësi përdoruesve të krijojnë dhe blejnë kolazhe fotografike të personalizuara në korniza, filxhanë, mbulesa e shumë të tjera në faqen e tyre web, mjaft e lehtë në përdorim.
PartnerCentric
Vlerësimi i Glassdoor: 4.9
Çfarë bëjnë: “PartnerCentric, Inc. është një agjenci marketingu me performancë të lartë, me më shumë se 40 punonjës me kohë të plotë, me seli në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Në thelb, ne ndërtojmë marrëdhënie të rëndësishme dhe synojmë të jemi partnerët më të mirë për klientët tanë dhe për tjetrin”.
Automattic
Vlerësimi i Glassdoor: 4.4
“Ne jemi njerëzit që qëndrojnë pas WordPress.com, WooCommerce, Jetpack, Simplenote, Longreads, VaultPress, Akismet, Gravatar, Polldaddy, Cloudup etj. Ne besojmë se mund ta bëjmë web-in një vend më të mirë”.
Toptal
Vlerësimi i Glassdoor: 4.2
Çfarë bëjnë: “Toptal është një platformë që lidh bizneset me inxhinierët e software, dizajnerët dhe këshilluesit e bizneseve, dhe i ndihmon kompanitë të rriten, të përshtaten dhe të ridimensionohen”.
Close.io
Vlerësimi i Glassdoor: 4.8
Çfarë bëjnë: “Close.io rrit produktivitetin me të gjitha komunikimet tuaja të shitjeve në një vend të vetëm. Ne kemi ndryshuar mënyrën se si bota shet, duke u bërë lider në tërësinë e instrumenteve dhe mentalitetit”.
Zapier
Vlerësimi i Glassdoor: 4.6
Çfarë bëjnë: “Ndihmojmë njerëzit të lidhen dhe të automatizojnë lehtësisht aplikacionet që përdorin çdo ditë, në mënyrë që ta kryejnë punën me sa më pak mundim.
Partnerë dhe zhvillues, ndër të cilët Google, Salesforce, Intuit e Dropbox, përdorin Zapier për t’u ofruar klientëve ndërveprim me më shumë se 1000 aplikacione të tjera”.
MoveOn
Vlerësimi i Glassdoor: 4.4
Çfarë bëjnë: “MoveOn është kompania më e madhe e pavarur, progresive dhe e lidhur dixhitalisht në Shtetet e Bashkuara”.
Aha!
Vlerësimi i Glassdoor: 4.7
Çfarë bëjnë: “Më shumë se 150 mijë krijues produktesh dhe shoqëri besojnë tek Aha! për të krijuar një lidhje mes strategjisë dhe punës së ekipit dhe për të ndërtuar roadmap (harta) vizuale”.
InVision App
Vlerësimi i Glassdoor: 3.8
Çfarë bëjnë: “InVision është platforma e projektimit të produkteve dixhitale, e cila përdoret për t’u ofruar klientëve përvojat më të mira në botë. Ne ofrojmë instrumente projektimi dhe burime formuese për ekipin, për të lundruar në çdo fazë të procesit të projektimit të produktit, nga koncepti tek zhvillimi”.
TrustHCS
Vlerësimi i Glassdoor: 4.4
Çfarë bëjnë: “TrustHCS shërben në sektorin shëndetësor duke eliminuar detyrimet e prapambetura, duke përmirësuar dokumentacionin dhe duke reduktuar kohën joproduktive për ju dhe organizatën tuaj.”
Modern Tribe
Vlerësimi i Glassdoor: 4.9
Çfarë bëjnë: “Modern Tribe, Inc është një shoqëri softwaresh dhe dizajni, në rritje të shpejtë. Zhvillojmë zgjidhje të personalizuara për disa nga kompanitë më të mëdha në botë, institucione qeveritare dhe organizata në rritje, më të vogla”.
Articulate Inc.
Vlerësimi i Glassdoor: 4.3
Çfarë bëjnë: “Zgjedhur nga 98 mijë organizata në të gjithë botën, Articulate ka krijuar miliona kurse që përdorin aplikacionet tona”
Student Loan Hero
Vlerësimi i Glassdoor: 5.0
Çfarë bëjnë: “Student Loan Hero kombinon formimin financiar me instrumente me përdorim të thjeshtë, konsulencë të personalizuar dhe plane rimbursimi për të ndihmuar huamarrësit e kredive studentore të bëhen financiarisht të shëndetshëm”.
Burimi: Forbes









