Burime të Gazetës Blic nga komuna e Gjakovës kanë konfirmuar për tre të vdekur gjatë ditës së sotme nga koronavirusi.
“Deri më tani kemi konfirmimin për tre të vdekur nga koronavirusi”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Ndërkohë, deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka alarmuar duke thënë se në dy orë, 5 persona kanë vdekur në Gjakovë si pasojë e COVID 19.
Batusha thotë se situata është jashtë kontrollit.
Postimi i plotë në Facebook:
5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës.
Situata është jashtë çdo kontrolli!Ruajeni veten aman!
Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale.
Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen.