Kosova në një vit eksporton 5 mijë tonë fruta malore dhe bimë mjekuese në tregun e jashtëm

Kosova ka një territor me sipërfaqe të konsiderueshme kodrinoro-malore e që kjo mund të jetë një thesar i çmuar për kultivimin e bimëve të veçanta.

Inspektori i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Agim Deliaj thotë se Kosova ka resurse të mëdha të bimëve dhe frutave të malit.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk ka ndonjë inventarizim të përgjithshëm por llogaritet se janë mbi 100 lloje të bimëve mjekuese që ndodhen në territorin e Kosovës”, tha ai, transmeton RTV Dukagjini.

Deliaj thotë se megjithatë mbledhje e këtyre bimëve mjekësore do një trajnim të mirë pasi sipas tij ka bimë që janë alergjike.

Ai thotë se deri më tani rreth 90% e këtyre bimëve që mblidhen në Kosovë destinohen për tregun e jashtëm.

Inspektori i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit thotë se mbledhja dhe kultivimi i këtyre bimëve ka efekte të shumta pozitive në ekonominë e vendit pasi sipas tij pos punësimit të familjeve të tëra rritet edhe eksporti i Kosovës.

“Në bazë të statistikave, në vit Kosova eksporton 5 milion kilogram fruta dhe bimë mjekësore”.

Deliaj thotë se për fat të mirë numri i të interesuarve në Kosovë për të ndjekur trajnimet në lidhje me mbledhjen dhe grumbullimin e frutave të malit dhe bimëve mjekësore është në rritje.