Kurti e Veseli bojkotojnë takimin e liderëve të ftuar nga Hoti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sërish kanë bojkotuar takimin e liderëve politikë të Kosovës të ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti, njofton KosovaPress.

Takimi pritet të mbahet nga ora 12:00. Hoti ka thirrur “forumin e liderëve”, për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë dhe hapave të mëtejmë.

Hoti është takuar të entjen e kaluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e parë pas më shumë se 20 muajsh, që kur u ishte ndërprerë me arsyetimin e Serbisë se nuk mund të ketë dialog me kushte, pasi që Kosova kishte vendosur tarifat prej 100 për qind për importin e mallrave nga Serbia.

Reklama e sponzorizuar