Lajçaku takon ambasadorin rus në BE, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, bisedoi të hënën me përfaqësuesin special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, bëhet ditur përmes sajtit të Misionit rus pranë BE-së.

Sipas këtij burimi, gjatë bisedës është theksuar se bazë juridike e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila sipas këtij misioni vazhdon të jetë plotësisht relevante.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, me theks në perspektivën e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky mision, transmeton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar