Punëtorët shëndetësorë sot nuk morën lajm të mirë nga qeveria e Kosovës.
Në mbledhjen që u mbajt sot, qeveria largoi nga rendi i ditës propozim-vendimin për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhimin shtesë për muajin korrik dhe gusht.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se tërheqja është bërë për shkak se duhet të rishikohet dhe përcaktohet qartë se kush do të jetë përfitues i kësaj shtese.
Ajo tha se shtesat do t’i japin nga muaji tjetër në formë retroaktive për muajin korrik dhe gusht.
”Ne kemi bërë një propozim-vendim por duhet ta përcaktojmë qartë kush do të jetë përfitues i kësaj shtese. Pra nga muaji tjetër shtesat të paguhen retroaktiv për korrikun dhe gushtin”, tha ajo.