Ndërkohë që lufta ndaj Covid-19 nuk ka mbaruar ende, vendi më i sigurt në botë për momentin ndër 100 shtete të listuara është Zvicra, raporton revista e njohur amerikane Forbes.
Hulumtimi u bë mbi bazën e parametrave të ndryshëm; efikasitetin e futjes së karantinës, monitorimin dhe zbulimin e të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë.
Zvicra dhe Gjermania dolën në vendin e parë dhe të dytë për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë së tyre, por edhe falë marrjes në mënyrë më të kujdesshme të masave dhe qasjes në ekonomi, pa sakrifikuar shëndetin dhe sigurinë publike, sipas studimit.
Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut. Shqipëria është në vendin e 88-të, edhe pse rezultatet e deklaruara në vend ishin befasuese.
Nga shtetet e rajonit, Kroacia është e 36-ta në këtë listë, Mali i Zi në vendin e 42-të, Serbia e 54 dhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e 72. Shtetet e Bashkuara renditen në numrin 58, menjëherë pas Rumanisë, dhe dy vende përpara Rusisë.
Është interesant fakti, sipas këtij studimi, se ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në renditjen e sigurisë gjatë muajve të pandemisë.
Fillimisht, vendet që mund të reagonin shpejt ndaj krizave dhe kishin nivele të larta të gatishmërisë për emergjencë, u renditën më lart. Tani vendet me ekonomi elastike po renditen më lart.
Rajonet me rrezik më të lartë tani, sipas raportit, janë Afrika Sub-Sahariane dhe Amerika e Jugut, si dhe disa vende në Lindjen e Mesme dhe Azinë e Paqësorit.
100 vendet më të sigurta sipas Deep Knowledge Group:
Zvicër
Gjermani
Izrael
Singapor
Japoni
Austri
Kina
Australi
Zelanda e Re
Koreja e Jugut
Emiratet e Bashkuara Arabe
Kanada
Hong Kong
Norvegji
Danimarkë
Tajvan
Arabia Saudite
Hungari
Holandë
Vietnam
Kuvajt
Islanda
Bahrein
Finlanda
Luksemburg
Katar
Lihtenshtajn
Poloni
Lituani
Malajzi
Letoni
Slloveni
Oman
Greqi
Estoni
Kroaci
Turqi
Irlandë
Gjeorgji
Qipro
Kili
Mali i Zi
Republika Çeke
Malta
Spanjë
Portugali
Tailandë
Bullgari
Grinlandë
Meksikë
Uruguai
Vatikan
Itali
Serbi
Filipine
Indi
Rumani
SHBA
Sllovaki
Francë
Rusi
Argjentinë
Bjellorusi
Monako
Suedi
Ukrainë
Gjibraltar
Britani e Madhe
Afrika e Jugut
San Marino
Kazakistan
Bosnje-Hercegovina
Iran
Ekuador
Azerbajxhan
Mongoli
Liban
Belgjikë
Andorra
Ishujt Kajman
Armeni
Moldavia
Mianmar
Bangladesh
Sri Lanka
Egjipt
Tunizi
Shqipëri
Jordani
Panama
Brazil
Marok
Algjeri
Honduras
Paraguai
Peru
Indonezi
Kamboxhia
Laos
Bahamas