Lista Serbe e quan “politike” diskutimin për shitjen e IPKO-s

Nënkryetari i parë i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Zoran Mojsiloviq nga radhët e Listës Serbe ka thënë se askush nuk ka informata zyrtare për interesimin ose negociatat e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-s.

Derisa tha se këto diskutime nga kolegët e tij deputetë janë politike, ka pyetur Bordin në këtë raportim se a është vetëm Telekom Serbia në garë për IPKO.

“Unë e kuptoj se këto diskutime janë politike. Por më intereson të di a është i vetmi Telekomi i Serbisë që ka shprehur interesim për IPKO-n”, ka pyetur Mojsiloviq.

Reklama e sponzorizuar

Anëtari i Bordit të ARKEP-it, Hazir Hajadri i është përgjigjur deputetit Mojsiloviq, bazuar në raportimet në media.

“Operatori serb ka ofruar 155 milionë euro për blerjen e IPKO-s dhe është operatori më serioz. Por, këto informata i kemi vetëm nga ato që kanë qarkulluar në media”, tha Hajdari.