Mbledhja e Qeverisë, diskutohen 9 pika!

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti pritet që në ora 11:00 të mbajë mbledhjen e radhës,

Agjenda e mbledhjes së Qeverisë për sot, e mërkurë, parasheh 9 pika.

  1. Shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike-COVID19
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën
  3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ekipit Nacional për hartimin e Strategjisë për Specializim të Mençur.
  4. Shqyrtimi i draftit të Planit të veprimit 2020-2021 për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave “Sistemi i Planifikimit të Integruar” 2017-2021.
  5. Shqyrtimi i Propozim- vendimit për themelimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale.
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozim të drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre, gjatë trajtimit të pacientëve lidhur me virusin COVID-19.
  7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave për nënshkrimin e Amandamentit numër 1 të Marrëveshes mes Republikës së Kosovës dje Qeverisë Hungareze, lidhur me Programin Kornizë për Bashkëpunim Financiar.
  8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështjet e Reformës në Sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke mos e përjashtuar edhe Vettingun.
  9. Shqyrtimi i Propozimvendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme/ Ndërtesës-Lokaleve Afariste të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit e të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit në Obiliq.