Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim informues dhe raportues bordin, menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës.
Sipas njoftimit të MEA-së, tema e diskutimit ishte gjendja e krijuar së fundi në Telekom, pas bllokimit të xhirollogarive bankare nga përmbaruesi privat.
Ministri Kuçi kërkoi nga drejtuesit e organeve të Telekomit që të raportojnë në tërësi për rrjedhën e këtij rasti dhe hapat që janë ndjekur në secilën fazë. Gjithashtu, nga menaxhmenti u kërkua të raportohet për përformancën e tanishme të kësaj ndërmarrje publike.
Përpos diskutimit, Kuçi kërkoi nga bordi i ndërmarrjes që të propozojnë rekomandime për dalje nga gjendja e bllokimit të xhirollogarive bankare dhe vazhdimit tutje të funksionimit të ndërmarrjes. /Telegrafi/