Ministrja Bajrami tregon se kur pritet të ekzekutohen mjetet nga Pakoja Emergjente!

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë raportimit në komision për Buxhet dhe Transfere deklaroi se plotësim ndryshimi i ligjit për ndarje buxhetore për vitin 2020 duhet të bëhet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.Madje Bajrami thotë se janë vonuar në miratimin e buxhetit, andaj tha ajo se ky projekt buxhet është i qëndrueshëm.Ajo potencoi se rishikimi i buxhetit do të mundësoj ekzekutimin e mjeteve nga Pako Emergjente.

Më tej Bajrami theksoi se pandemia ka ndikuar edhe në të hyrat buxhetore të shtetit, që siç tha ajo se nëse vazhdon kjo situatë do të ketë efekt edhe më të madh.Për vitin 2020, Bajrami thotë se do të ketë rënie ekonomike deri në 3%.
“Kemi përgatitur një draft buxhet për sfidat që po kalojmë. Bizneset e qytetarët dhe institucionet janë ndikuar nga pandemia. Ka prekur direkt financat e shtetit dhe sektorin privat. Të hyrat buxhetore ishin më të vogla kurse efekti do të vazhdoj edhe në vijmë”.
“Pagesat nga Pako Emergjente nuk janë ekzekutuar. Andaj kjo ka për qëllim të marr parasysh këto sfida e të bëjë ekzekutimin e mjeteve nga pako e kaluar. Të hyrat, gjetja e burimeve shtesë për pakon e kaluar për pjesën e pa ekzekutuara, programet e reja”.Bajrami ka njoftuar se MF-ja ka gjetur burimet shtesë të financimit përmes organizatave ndërkombëtare buxhetore dhe letrave me vlerë.

“Të fillojmë nga tetori për plotësim të ligjit për projektet. përmes buxhetit do të kthehen mjetet për organizatat buxhetore të parapara. Buxheti ka qenë i ngadaltë, jemi në mes të vitit. Ne kemi bërë të mundur të gjejmë burime shtesë te financimit, siç janë organizatat ndërkombëtare dhe letrat me vlerë”.“Në vitin 2020 mund të kemi rëni ekonomike 3% kurse presim për vitin 2022 rritje ekonomike 4.2%. Presim 5% rënie të po ashtu edhe në të hyrat tatimore. Të pagat dhe mëditjet ka buxhet të mjaftueshëm, por për shkak të pandemisë nëse vazhdon mund të bëjmë ndërhyrje”.

Reklama e sponzorizuar

“50 milionë euro mund t’i marrim pa ndryshuar ligjin, por për shkak të 50 milionë ekstra na duhet të ndryshojmë ligjin. Në tri vitet e ardhshme pritet që borxhi publik të rritet. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm. Projekt buxhet ofron buxhet të qëndrueshëm”.