Meliza Haradinaj-Stublla, ministre e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, i ka kthyer përgjigje deputetit të Vetëvendosjes Gazmend Gjyshinca, lidhur me kthimin e diplomatëve nga shërbimi i jashtëm.
Ministrja, tha se deputeti dhe VV në përgjithësi kanë informacione të gabueshme.
Ajo tha se nga misioni do të kthehen 52 diplomatë, jo 15 siç akuzoi Gjyshinca, duke thënë se po bëhet për qëllime politike.
“Janë 52 diplomatë që do të kthehen, jo 15. Keni informacione të gabuara”, tha ajo. Ajo tha se VV po flet informacione të gabuara të ish-ministrit Konjufca. “Si duket informacionet janë shpërnda në dezinformatat e Konjufcës, të cilat kanë qenë të mangëta dhe të pasakta. Vendimet kanë qenë jolegjitime.
Kam angazhuar një komision për të gjitha vendimet e ish-ministrit Konjufca. Ato vendime janë marrë në baza selektive, dhe nga njerëz që janë sillë rreth kabinetit. Vendimet e nxjerra kanë rrezikuar ta destabilizojnë shërbimin të jashtë, Pas analizimit të atyre vendimeve, është nxjerr vendimi për pezullim të gjitha vendimev të ish-ministrit Konjufca.
Pozitat vakante që kanë mbetur në shërbimin e jashtë, sidomos në kryeqytetet me rëndësie të veçantë, në Bruksel e Hagë, më kanë shtyrë që të punojë çdo ditë për të rikthyer funksionalitetin dhe ta rikthejë rotacionin pas 11 vitesh”, tha ajo