Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, përmes një statusi në “Facebook”, ka njoftuar se iniciativa e Grupit të Vetëvendosjes për heqjen e obligimeve për bashkëatdhetarët nga diaspora për pagesën e Kartonit të Gjelbër, ka marrë aprovimin e deputëtëve në komisionin për Buxhet dhe Transfere.
Ai gjithashtu ka njoftuar se kjo iniciativë është bërë pjesë e amandamentimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetorë për vitin 2020
Statusi i plotë i Muratit në Facebook:
Me amandamentin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! i cili siguron edhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për diasporën, më në fund do të realizohet edhe vendimi që liron bashkatdhetarët tanë nga kjo pagesë.