Nagavci: Siguria kombëtare mbi ligjet dhe rregulloret e ARKEP-it

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga bordi i ARKEP të dijë se cilat do të jenë veprimet e këtij institucioni pas takimit me kryeministrin dhe me ministrat e linjës.

Ajo po ashtu ka thënë nëse rrezikohet siguria kombëtare, bien poshtë ligjet e ARKEP.

“Çështja e sigurisë kombëtare i tejkalon ligjet dhe rregulloret e ARKEP”, tha Nagavci.

Reklama e sponzorizuar

Anëtari i bordit të ARKEP, Shqipërim Pula theksoi se kanë ndërmarrë veprime për zbatimin e bazës ligjore.

Megjithatë, Pula nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet më shumë nënkryetares Nagavci/ KSP.