Ndërtesa e Aeroportit të vjetër mund të bëhet spital për pacientë me Covid 19

Terminali i vjetër i Aeroportit ndërkombëtarë të Prishtinës mund të kthehet në qendër spitalore portative për t’i trajtuar të prekurit me Covid-19 në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në emisionin Ekonomia n’Fokus.

Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarve me covid-19, kërkon shtim të kapaciteteve të reja në mënyrë që të ofrohet shërbim për të gjithë qytetarët që preken nga ky virus.

Reklama e sponzorizuar

“Jemi në analizim se çfarë mund të shfrytëzojmë si institucione publike. E kemi pjesën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës, e kemi qendrën 1 tetori, e kemi mundësi shfrytëzimi qendrën e trajnimeve dhe Panaireve që lidhet me Obiliqin, është qendra Inovative në Prizren, po ashtu Aeroporti i ri i Gjakovës. I kem këto pika për të cilat ekspertët tanë janë duke shikuar se sa shpejtë mund të vihen në funksion”, ka bërë të ditur Zemaj.