Në Gjakovë katër të vdekur në 24 orët e fundit, dy të konfirmuar me COVID-19 e dy të dyshuar

Në Spitalin e Gjakovës kanë vdekur katër pacientë në 24 orët e fundit, dy prej tyre të konfirmuar me COVID-19 e dy të dyshuar.

Personat e vdekur janë një 61-vjeçar nga Bellacerku i Malioshevës, një 80-vjeçar nga Gjakova, një 76-vjeçar nga Cërmjani i Gjakovës dhe një 83-vjeçar nga Damjani i Gjakovës.

Po ashtu në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 61 pacientë për COVID-19, prej tyre 16 të konfirmuar. Në gjendje kritike janë katër persona dhe 32 janë me oksigjenoterapi.

Reklama e sponzorizuar

Nga stafi janë infektuar tre mjekë, shtatë infermierë dhe një teknik.