Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi ka thënë se në klinikën Infektive dhe në spitalet regjionale janë duke u trajtuar 319 pacient me koronavirus
Krasniqi në konferencën e përbashkët me kreun e MSh-së, Armend Zemajn dhe atë të IKShPK-së, Naser Ramadanin se kanë rritur kapacitet me shtretër në spitalin e Prizrenit dhe të Vushtrrisë.
“Sot janë duke u trajtuar 494 raste të ndryshme, ku 319 janë me Covid. Kemi rritur kapacitetin në spitalin e Vushtrrisë me 60 shtretër si dhe kemi filluar shtimin e kapaciteteve me 10 shtretër në spitalin e Prizrenit”.
“Po ashtu edhe me punësimin e 100 mjekëve të rinj. Shumë shpejt do t’i shtojmë kapacitet edhe me infermierë. Unë nuk mund t’i dijë detajet higjienike brenda reparteve të tjera”, tha Krasniqi.