Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjashtë pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë.
Sipas raportit të Spitalit po trajtohen 70 pacientë me COVID-19, prej tyre 59 janë të konfirmuar si pozitivë. Nga ta 20 janë me oksigjenoterapi dhe gjashtë në gjendje të rëndë.
Është njoftuar se nga personeli pesë mjekë janë të infektuar me COVID-19, shtatë infermierë dhe dy bionxhinierë.