SHBZ “Esnaf” me anëtarët e vet dhe me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë në Prizren, ka organizuar një mbledhje për të diskutuar rreth ndikimit të kufizimit të qarkullimit dhe efektin e masave të fundit për bizneset.
Në këtë takim u theksua se mungesa e qytetarëve nga diaspora tashmë po ndikon në ekonominë e vendit dhe se zbatimi i kufizimit të qarkullimit dhe masave të tjera po ka ndikim negativ në ekonomi, veçanërisht në sektorin e gastronomisë.
“Dëshirojmë t’ju informojmë se në qoftë se nuk do të hiqen kufizimet, në bazë të kërkesës së anëtarëve dhe të përfaqësuesve të sektorit të gastronomisë në mbledhje, u vendos që me datën 27.07.2020 (e hënë) në ora 12:00 që bizneset e sektorit të gastronomisë në mënyrë simbolike dy të mbyllin lokalet e tyre”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në lidhje me këtë temë, kryetari Varis Xhejlani, bashkë me disa përfaqësues të sektorit të gastronomisë, sot do të realizojë një mbledhje me Odën Ekonomike të Kosovës, thuhet në fund të një njoftimit të bërë publik nga SHBZ “Esnaf”.