Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, raporton Express.
Sipas Ahmetit, të gjithë autobusët e Trafikut Urban po i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, sipas udhëzimeve të IKShP’së dhe POdezinfektohen rregullisht, derisa ka publikuar edhe orarin e qarkullimit të kësaj linje.
“E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!”, ka shkruar Ahmeti.