Nis “samiti virtual” i Parisit

“Samiti virtual” mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Macroni dhe Merkeli mbahet në orën 10:30, është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Nga Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell.

Mbajtja e këtij samiti të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Reklama e sponzorizuar