Njoftim i rëndësishëm i konsullatës së Kosovës në Nju Jork

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, ka bërë të ditur se tashmë ka nisur ofrimin e shërbimeve konsullore, njofton Insajderi.

“Pas hyrjes në fazën II të Qytetit të Nju-Jorkut për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, çka nënkupton, ndër të tjera, edhe fillimin e funksionimit të zyrave administrative, informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tashmë kemi rifilluar ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore”, thuhet në njoftim.

Njoftim i plotë:

Reklama e sponzorizuar

INFORMATË ME RËNDËSI PËR SHËRBIMET E RREGULLTA KONSULLORE

Pas hyrjes në fazën II të Qytetit të Nju-Jorkut për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, çka nënkupton, ndër të tjera, edhe fillimin e funksionimit të zyrave administrative, informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tashmë kemi rifilluar ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore.

Të gjithë personat, të cilët kanë nevojë për shërbime konsullore, mund të na telefonojnë çdo ditë pune nga ora 09:00-16:00, në numrin 212-949-1400 dhe përmes adresës elektronike: consulategeneral.ny@rks-gov.net

Vini re: Numri 6467713443 vazhdon të mbetet në dispozicion vetëm për raste emergjente, por jo edhe për pyetje rreth çështjeve konsullore.