Njoftim më rëndësi për qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani!

Qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani, nga java e ardhshme do të kenë mundësi të bëjnë testimin për COVID-19 në të gjitha aeroportet e Gjermanisë.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Gjermani, ky vendim është marrë sot nga ministrat e Shëndetësisë së 16 Landeve të Gjermanisë në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë.

“Luteni të zbatoni informatat dhe masat që Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike japin udhëtoni në vendlindje. Luteni që të zbatoni informatat dhe masat që Qeveria e Gjermanisë dhe Qeveritë e Landeve japin kur ktheheni nga pushimet nga Kosova në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar